Liverpooli ka pësuar humbje nga Aston Villa me rezultat 5-0, për tu eliminuar nga Kupa EFL.

Skuadra e parë e Liverpoolit ka udhëtuar për në Katar për Kupën e Botës, për klube ku nesër do të ketë takim me Monterrey.

Në pankinë nuk ka qenë as Jurgen Klopp dhe ekipi është udhëhequr nga Neil Critchley.

Golat u shënuan nga Conor Hourihane 14’ , pastaj erdhi një autogol i Morgan Boyes 17’.

Jonathan Kodjia shënoi dy herë 37’ dhe 45’ për ta mbyllur këtë pjesëlojë me rezultat 4-0.

Në fund të takimit shënoi edhe Wesley 90’ për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 5-0.

Liverpooli edhe pse shihej favorit në fillim të shortit, u eliminua nga kjo garë, pasi iu desh të luajë me ekipin e të rinjve.