Suksesi i dytë në dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës për kampionët në fuqi Argjentinë, që mundi 3-0 Bolivinë në La Paz edhe pa Messin.

Enzo Fernandez 31’ hapi serinë e golave, i frymëzuar nga Di Maria, më pas vendasit mbetën me 10 lojtarë (i kuq për Roberto Fernandez 39’) dhe dydishoi rezultatin Tagliafico42’ , sërish në një asistim nga Fideo.

Në pjesën e dytë përfundon shënon Nico Gonzalez 83’. Lautaro dhe Paredes futen në fushë vetëm në fundin e takimit.

Ekipi kombëtar i futbollit i Perusë u mposht 1-0 ndaj homologut të tij brazilian në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kualifikimit të Kupës së Botës CONMEBOL FIFA 2026 në Lima, Peru.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola. Në minutat e para të ndeshjes, inkasit arritën të ushtrojnë presion të madh ndaj kundërshtarëve të tyre. Në minutën e 15-të Brazili shënoi gol; megjithatë, ai u përjashtua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 28-të, Richarlison shënoi për ekipin mysafir, por sërish goli u anulua pas një rishikimi vendimtar të VAR-it.

Në pjesën e dytë, në minutën e 89-të, Brazili arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, i cili përfundoi me fitoren 1-0 jashtë shtëpisë. Kështu, goli i fundit i Marquinhos i dha Brazilit një fitore të njëpasnjëshme.

Pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore dhe debutimit fitues në kualifikueset e Kupës së Botës, vjen humbja e parë për Marcelo Bielsa në stolin e Uruguait. Celeste u mund në një rikthim nga Ekuadori 2-1.

Miqtë kalojnë në avntazh me Canobbio 38’, por më pas vjen përmbysja me një dygolësh nga Torres45’ dhe 61’ .

Vlen për tu theksuar edhe një penallti e humbur nga Valencia 50’ në mes.