Shqipëria ka hedhur një hap shumë të sigurt drejt Euro 2024 teksa ka mundur sot Poloninë me shifrat 2-0 në “Air Albania” për të marrë kreun e grupit kualifikues.
Kuqezinjtë kanë bërë gjithçka në perfeksion duke mbajtur larg portës polakët dhe duke goditur me Asanin dhe Dakun në secilën pjesë të lojës, teksa siguruan tre pikë të arta që e shtyjnë edhe më tej drejt Europianit. Ndërsa njëkohësisht, nxjerrin thuajse jashtë loje atë që cilësohej si rivali më i rrezikshëm në këtë grup.
SHQIPËRI – POLONI 2-0
37′ Asani, 62′ Daku