Përfaqësuesja Shpresa ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, teksa ka mundur me shifrat 3-2 me përmbysje ekipin e Rumanisë në “Elbasan Arena”.
Fitorja në Armeni në ndeshjen e parë vinte kuqezinjtë në pozita mjaft interesante në grup dhe skuadra e drejtuar nga Bushi ka konfirmuar potencialin e saj pikërisht përballë pretendentëve kryesorë për kualifikimin.
Edhe pse u goditën nga dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë reaguan dhe me anë të Kristian Shpendit, Berishës dhe Pajazitit plotësuan një përmbysje të jashtëzakonshme për të marrë tri pikët e radhës duke qenë të vetëm në kreun e grupit me pikë të plota.
U21 SHQIPËRI – U21 RUMANI 3-2
63′ K. Shpendi, 71′ Berisha, 88′ Pajaziti/ 47′ Grameni, 59′ Munteanu