Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë janë bërë publike urdhërat që kufizojnë disa veprimtari si masë paraprake për ndalimin e epidemisë së koronavirusit.

  1. Urdhëri i parë është për mbylljen e shkollave për dy javë.
  2. Mbyllja e ktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill.
  3. Anullimin e tubimeve massive në vendet të mbyllura apo të hapura si koncerte tubime dhe dëgjësa publike deri më 3 Prill
  4. Në ambjentet e shërbimeve të urgjencës mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe.ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore
  5. Në ambjentet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë të tille vjen nga Drejtoria e Spitalit
  6. Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19
  7. Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
  8. Moszbatimi I këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 milionë lekë.
  9. Ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë
  10. Eksporti i banrave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posacëm të Ministrit të Shëndetësisë
  11. Agjensia kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore të ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me doganat.