Enca pak ditë më parë tha se nuk do publikonte më foto me bikini, por këngëtarja nuk është vetëpërmbajtur, duke i vënë flakën rrjetit me foto të nxehta.

Ajo ndau momente me ndjekësit ndërsa kënaqet në xhakuzi ku me lëvizjet provokuese, Enca i çmendi të gjithë dhe sigurisht nuk ka ndërmend të ndalet.

Tre ditë më parë, këngëtarja pozoi e shtrirë në një peshqir e veshur me bikini dhe vuri të pasmet bombastike në plan të parë.

Krahas saj ishte edhe një peshqir me imazhin e Bob Marley dhe shkroi: “Unë bëj seks vetëm me legjendat.”

Ajo njihet për pozat e saj provokuese dhe herë pas herë ndan me ndjekësit imazhe hot.

Teksa publikoi një foto me bikini, shkroi: “Fotoja e fundit qe hedh me rrobabanjo!

Duke u nisur edhe nga emoji me hundën e pinokut, nënkuptohej se ky padyshim ishte një premtim i shkelur nga Enca.