Ish-reprezentuesi i Kamerunit, Samuel Eto’o ka thënë se ai ishte një lojtar më i mirë se dy afrikanët tjerë, El-Hadji Diouf dhe Didier Drogba.

Kamerunasi luajti për klube të mëdha si Barcelona dhe Inter gjatë një karriere të mbushur me trofe në Evropë.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe disa tituj të ligës, së bashku me katër çmime të Lojtarit Afrikan të Vitit dhe kështu beson se është futbollisti më i mirë afrikan i të gjitha kohërave.

“Edhe nëse vëllai im Diouf herën e fundit, me një gotë shtesë, humbi pak, nuk ka asnjë debat”, ka thënë fillimisht Eto’o për Goal. com, duke iu referuar një videos ku Diouf thotë se ai ishte më i mirë.

“Asnjëri prej tyre [Diouf dhe Drogba] nuk mund të vijnë dhe të thonë se ata ishin në nivelin tim ose më mirë. Dhe nuk është fakti që unë e them atë, është një fakt, është diçka që shihet. Kam dashur të jem numri një dhe kam qenë gjatë gjithë karrierës time”, përfundoi ish-sulmuesi.