Yjet e nominuar për ta fituar ‘Topin e Artë’, kanë mbërritur në Paris, ku kanë parakaluar në tapetin e kuq drejt  “Theatre du Châtelet”.

Lionel Messi që është kandidati kryesor për këtë trofe, ka arritur së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy djemtë.

Me të ishin edhe shokët e skuadrës si Frenkie De Jong, Antoine Griezmann dhe Marc Andre ter Stegen.

Nuk mungon as Robert Lewandowski dhe Mathis de Light.

Në skenë ka parakaluar edhe Virgil Van Dijk së bashku me gruan e tij.