Sipas raportimeve të Quotidiano Sportivo, Fiorentina ka identifikuar Jeremie Boga (1997) të Atalantas si përforcimin ideal për repartin sulmues.

La Dea do të kërkonte jo më pak se 20 milionë për të lënë të largohej anësori sulmues, i cili ka lindur në Francë por ka pasaportën e Bregut të Fildishtë.

Ai gjithashtu ka admirues në Premier League dhe Ligue 1, por klubi Viola mund të përpiqet të ulë kërkesat me përfshirjen në negociatë të disa futbollistëve.