Mediat angleze kanë publikuar formacionin më të shtrenjtë në botë, sipas vlerave aktuale të lojtarëve dhe ky formacion kushton plot 1.5 miliard euro.

Në këtë përbërje, ka më shumë yje të Ligës Premier sesa ligave tjera në formacionin më të vlefshëm në botë.
Shumë yje botërorë, si Antoine Griezmann, Leroy Sane, Gabriel Jesus, Neymar, Cristiano Ronaldo, Eden Hazard, Sadio Mane, Harry Kane, Roberto Firmino dhe Paul Pogba të gjithë gjenden në 20-të më të mirët, por jo në formacion.

Lojtarët e shtrenjtë që mungojnë në formacion:

Sidoqoftë, ata mungojnë për shkak të yjeve më të shtrenjtë që luajnë në pozicionin e tyre, sipas të dhënave nga Observatori i Futbollit CIES. Hulumtimi i tyre merr në konsideratë faktorë të tillë si mosha, forma, kohëzgjatja e kontratës dhe paraqitjet ndërkombëtare.

Në portë, ylli i Reds, Alisson është portieri më i shtrenjtë në planet, pasi vlerësohet 96 milionë stërlina apo 113 milionë euro, në atë që do të ishte lehtësisht tarifa rekord për një portier.

Dy yje të tjerë të Reds shfaqen në mbrojtjen me tre futbollistë, me Alexander-Arnold që vlerësohet 116 milionë stërlina apo 137 milionë euro dhe Virgil van Dijk në 100 milionë stërlina apo 118 milionë euro.

Qendërmbrojtësi bask i Manchester Cityt, Ayermic Laporte, kompleton mbrojtjen me tre lojtarë, pasi vlerësohet 94 milionë stërlina apo 111 milionë euro.

Shokët e klubit të Laportes, Sterling gjithashtu gjendet në formacion pasi vlerësohet 185 milionë stërlina apo 218 milionë euro dhe Bernardo Silva që vlerësohet 112 milionë stërlina apo 132 milionë euro.
Anësori anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, zë vendin në krahun e djathtë duke u vlerësuar 142 milionë stërlina apo 167 milionë euro dhe ‘dështimi’ i Barcelonës, braziliani i Bayern Munichut, Philippe Coutinho, që vlerësohet 115 milionë stërlina apo 136 milionë euro.

Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë sipas statistikave të Observatorit të CIES, me një rekord mahnitës duke u vlerësuar plot 224 milionë stërlina apo 265 milionë euro.

Në sulm gjenden gjithashtu edhe egjiptiani i Liverpoolit, Salah që vlerësohet nga CIES në 195 milionë stërlina apo 230 milionë euro, dhe kapiteni argjentinas i Barcelonës Leo Messi që vlerësohet 149 milionë stërlina apo 176 milionë euro.

Formacioni më i shtrenjtë në botë: