Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1 falë një parakalimi në xhiron e fundit ndaj rivalit të tij Lewis Hemilton.
Në përfundim të garës piloti u shpreh shumë i lumtur me këtë arritje.
“Është e pabesueshme, u përpoqa gjatë gjithë garës por në xhiron e fundit ja arrita. Nuk e di çfarë të them, ishte çmenduri. Falënderoj ekipin tim që e meriton po as sa unë. Më duhej një mrekulli, por dhe pak fat. Falenderoj Perez sepse bëri shumë për mua në këtë garë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ekip për gjithë jetën. Jam shumë i lumtur”.