Interi do të jetë nikoqiri i Ludogoretsit për takimin e dytë në kuadër të Ligës së Evropës që fillon në ora 21:00.

Nerazzurët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-0, derisa në të dytën në Giuseppe Meazza do të luajnë pa tifozë.

Interi nuk do të ketë përkrahjen e tifozëve të tyre, si ashtu edhe Ludogoretsit shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në Itali.

Lojtarët e skuadrës bullgare kanë arritur tashmë në Itali, derisa janë parë duke u futur në hotel të maskuar.