Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë është shkarkuar sot nga puna. Lajmi raportohet nga abc news që citon burime nga shkolla. Sipas këtyre burimeve drejtoresha Teuta Dobi, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes.

Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e tërmetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jetën e nxënësve. “Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.