Partizani ka mbetur pa trajner që nga 14 dhjetori, kur Lerda u shkarkua nga detyra pas humbjes 2-1 që Partizani pësoi në derbin e fundit,. Klubi ka aktualisht një staf provizor, Reinaldo Kalari dhe Genc Tomori, për të mbyllur dy ndeshjet e fundit.

Flitet për disa kandidatë për trajnerin e ri, ku u fol edhe për një akord me ishportierin dhe kapitenin e të kuqve, Orges Shehi. Ai shikohet si kandidat serioz dhe e pa Partizanin në Durrës te sektori i të kuqve.

Por sipas  “Panorama Sport” dëshira e Presidentit Demi është trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.  Për të aritur tek trajneri i Skëmderbeut, duhen kaluar disa barriera, ku kryesorja është si të gjejë akordin me korçarët, pasi 53-vjeçari është akoma nën kontratë.

Çështja e trajnerit të ri të Partizanit do të marrë edhe disa ditë kohë, pasi për pasuesin e Lerdës në stolin e kampionëve do të vendoset pas përfundimit të javës së 17-të, e cila luhet të dielën e 22 dhjetorit.