Kolumbiani James Rodriguez (1991) nuk është më në planet e Los Blancos, prandaj në sezonin e transferimit të dimrit do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sipas El Desmarque, Manchester United ofron 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e kolumbianit.

Por, Real Madridi thuhet se nuk do ta lejojë largimin e kolumbianit pa i marrë 70 milionë euro.

Vlera e James Rodriguez në treg ka rënë ndjeshëm dhe të shohim si do të përfundojë negociata.