Përmes një statusi në “Instastory” këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka shpërthyer në akuza të rënda për kolegët e tij. Ai është shprehur se ka shumë njerëz që i shkojnë në studio dhe i vjedhin punën duke bërë inçizime fshehurazi.

Këngëtari nuk ka përmendur emra, por shprehet se nga dëshira që kanë për ta publikuar të parët, i realizojnë shumë dobët.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar ai.