Gentian Dyrmyshi emërohet drejtor i ri i Kadastrës Elbasan. 33 vjeçari i diplomuar për drejtësi është emërimi më i ri mes drejtorëve socialistë. Pas një pune 3 vjeçare si avokat, zoti Dyrmyshi ka punuar si jurist e me pas drejtor juridik në Hipotekë-Kadastrën e Elbasanit që prej vitit 2013. Best Channel ishte kanali i parë që transmetoi lajmin nga burime konfidenciale. Në mesditë pritet dokumenti zyrtar i marrjes së pozicionit nga ana e z. Gentian Dyrmyshi.

Partia Socialiste vendos të rinjtë në pozicione kyçe dhe këtë herë i ka besuar Gentian Dyrmyshit një nga drejtoritë më të rëndësishme të qytetit. /best channel