Dyshja e famshme e showbizit shqiptar, Gjiko dhe Melinda Ademi, të dielën publikuan projektin e tyre të parë të përbashkët.

“X5”, titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e kompletuar në mënyrë të mahnitshme edhe nga ana vizuale.

Për tekstin duket se janë përkujdesur të dy artistët, derisa pas gjithë këtij projekti qëndron studio e njohur “Redbox”, nën producimin e BigBang.

Ndërkaq, videoja atraktive me paraqitje të mrekullueshme të dy artistëve i është besuar ‘Entermedia-s’.