Manchester City ka arritur të tregohet i fortë ndaj rivalëve të Manchester Unitedit, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 në ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup.

Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga John Stones (50’) dhe Fernandinho (83’).

Qytetarët triumfuan në Old Trafford dhe siguruan finalen e madhe të EFL Cup apo e njohur ndryshe si Carabao Cup.

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin pikërisht Stones dhe Ruben Dias, në anën tjetër, më i dobëti i takimit ishte Luke Shaw.