Interi ka fituar 5-0 ndaj Shakhtar Donetskut, për të kaluar kështu në finale të Ligës së Evropës.

Golat për Nerazzurët i shënuan Lautaro Martinez (19’ dhe 74’), Danilo D’Ambrosio (64’), Romelu Lukaku (78’ dhe 83’).

Interi kështu kaloi në finale të Ligës së Evropës, aty ku do të përballet me Sevillën që eliminoi në fundjavën që shkoi Manchester Unitedin me rezultat 2-1.