Nantes hyn në finalen e Coupe de France për të dytin vit radhazi. Kapërcen Lyon në gjysmëfinale falë golit të madh të Ludovic Blas 57’. Finalja 1-0 për djemtë e Antoine Kombouaré dhe Lyon duket si gur varri për një rikthim në garat evropiane.

Skuadra e Laurent Blanc aktualisht është në vendin e nëntë në renditje, 8 pikë larg vendit të pestë që do të siguronte aktualisht Ligën e Konferencës. Kanarinjtë do të takohen nesër me sfiduesin, i cili do të dalë nga ndeshja mes Annecy dhe Toulouse.