Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-0 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona me rezultat 1-0 në ‘Santiago Bernabeu’, që kështu me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 mbretërit kalojnë tutje.

Rodrygo e kishte rastin e parë për Real Madridin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Vinicius Junior që shënoi nga afër për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë në skenë doli Karim Benzema që shënoi për 2-0 me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 58-të, Real Madridi fitoi penallti dhe ishte sërish Karim Benzema që shënoi për 3-0.

Tregolëshi i Karim Benzemas në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës u vendos në minutën e 81-të për 4-0.

Me këtë fitore Real Madridi shkruan emrin në finale, ku do të takohet me Osasunan.