Bashkëshortja 45-vjeçare e Cesc Fabregasit, Daniella Semaan, duket në formë të përkryer fizike saqë është pothuajse e pamundur ta dallosh nga bija e vet, Maria Taktouk.

Fabregasi u martua me Daniellën në vitin 2018 dhe kështu u bë njerk i Marias.

Daniella dhe Maria kanë publikuar fotografi nga plazhi ku shihen me veshje bikini, syze dhe kapela, gjë që e bën të vështirë ta dallosh cila është e ëma e cila e bija.

E ëma është 45-vjeçare, ndërsa e bija 20-vjeçare, por në fotografi nuk vërehet dallimi.