Kur doli lajmi se Manchester City është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane, të gjithë tifozët prisnin një largim të Guardiolas largohet në verë drejt Juventusit.

Trajneri ka folur për BBC Sport pas fitores 2-0 ndaj West Ham në kuadër të Ligës Premier.

“Ne do të apelojmë dënimin. Kur dikush beson se kanë të drejtë, ata duhet të luftojnë. Nëse nuk më shkarkojnë, unë do të jem këtu. Unë e dua këtë klub. Më pëlqen të jem këtu. Ky është klubi im dhe unë do të jem këtu, pavarësisht se çfarë. Klubi duhet të luftojë dhe unë i besoj klubit 100 për qind, ata më kanë shpjeguar situatën. Kjo situatë nuk ka mbaruar dhe ne do të presim. Përderisa nuk ka rezultat, ne duhet të luajmë, kjo është ajo”, ka thënë Guardiola.