Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për fitoren e Manchester United ndaj Newcastle në finalen e EFL Cup dhe fitimin e trofeut të parë pas gjashtë vitesh.

Urime Manchester United dhe Newcastle, ata luajtën një lojë interesante. Ata duhej të fitonin diçka herët a vonë, apo jo?”, – ka thënë fillimisht timonieri i Man Cityt.

Guardiola u zemërua shumë herë kur sukseset e tij me Manchester Cityn i atribuoheshin ekskluzivisht parave, pra lojtarëve të shtrenjtë të sjellë nga drejtuesit e pasur të klubit.

Gazetarët e pyetën Pepin në konferencën për shtyp nëse United mund të bëhet një pretendent serioz për titullin e kampionit të Anglisë.

Nëse shpenzojnë pak më shumë para, po! Sepse nuk kanë shpenzuar, apo jo.
Është gjithçka normale. United tani është në pozicionin në të cilin duhet të jetë. Fakti është se Liverpool dhe ne kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm. Kur erdha në City, mendova se United duhet të ishte gjithmonë në krye. Erik po bën një punë të jashtëzakonshme. Më kujtohet kur fituam këtë kupë për herë të parë. Të gjithë ishin të emocionuar. Ishte e re për lojtarët dhe stafin. Kur fituam për herë të katërt radhazi, ishte: ‘OK, edhe një , një punë tjetër e zakonshme”, – ka thënë Guardiola.