Pep Guardiola mendon se Manchester City do ta shkarkojë nga posti i trajnerit, nëse ai nuk ia del ta eliminojë Realin e Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Manchester City ndeshet me Realin e Madridit në fazën e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane për klube, në një kohë kur po has në vështirësi për ta ruajtur formën e mirë, ndërsa skuadra e Zinedine Zidane është kryesuese në La Liga.
“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Ëndërroj për këtë dhe jam i ngazëllyer për ta përgatitur ndeshjen kundër Real Madridit. Ky proces dhe këto dy javë deri në kohën e ndeshjes do të jenë javët më të lumtura të jetës sime. Nëse nuk e mposhtim Realin, atëherë kryetari apo drejtori sportiv do të vijë dhe do të më thotë: “Kjo nuk mjafton, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të të shkarkojmë’.”, – deklaroi Guardiola për Sky Sports.