Sulmuesi zbulim i RB Salzburg, Erling Braut Haaland (2000) thuhet se ka udhëtuar në Gjermani për të hyrë në negociata me Borussia Dortmundin.

Gazeta lokale Ruhr Nachrichten pretendon se sulmuesi norvegjez udhëtoi me agjentin Mino Raiola dhe u mor nga përfaqësuesit e klubit Bundesliga.


19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e madhe pasi ka shënuar tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke shtuar 16 gola tjerë në 14 ndeshje në Austri.

Napoli dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me Haaland, dhe gazeta Bild kohëve të fundit zbuloi se ai kishte një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë euro.

As babai i lojtarit dhe as drejtuesit e RB Salzburgut nuk i kanë komentuar raportimet e mediumit Ruhr Nachrichten.