Ndeshja e kthimit në Coppa Italia midis Juventusit dhe Milanit të Mërkurën në mbrëmje datë 4 mars pritet të zhvillohet në stadiumin Allianz në Torino, me ndalimin e hyrjes për tifozët nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna por do të lejohen spektatorë nga të gjitha zonat e tjera.
Dispozitat do të specifikohen në Dpcm (Dekret i Presidentit të Këshillit të Ministrave). Kështu prefekti Claudio Palomba në fund të një tryeze sigurie, vendosi dje në Torino në selinë e Kryqit të Kuq, në emergjencën e Coronavirus. (ANSA).
Ky vendim hap shumë debate pasi të dielën datë 1 mars u ndal ndeshja JUVENTUS – INTER për shkak të rrezikut të Coronavirusit.