Vazo e Nyonit nuk ishte 100% dashamirëse me Juventusin dhe Romën për shortin e 1/8-tës së Europa League. Biankonerët e gjejnë veten një kundërshtar të pranueshëm, edhe mbasi mund të kishte edhe më mirë mes 8 kundërshtarëve të mundshëm, dhe do të përballen me Freiburg, një ekip gjerman. Nga ana tjetër, Roma e Mourinhos peshkoi më keq, duke shmangur Arsenalin, por ka kapur rrezikun publik numër dy, Real Sociedadin spanjoll.
VAJTJA DHE KTHIMI:
- Juventus-Freiburg
- Leverkusen – Ferencvaros
- Manchester United – Real Betis
- Roma – Real Sociedad
- Sevilla – Fenerbahçe
- Shakhtar – Feyenoord
- Sporting Lisbona – Arsenal
- Union Berlin – Union Saint-Gilloise
Skuadra e parë e listuar do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.