Një i ri nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale ish-të fejuarës.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari me inicilae S.K.

Ky i fundit kërkonte që t’i prishte imazhin ish-të fejuarës.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndëhyrje pa të drejtë në jetën private”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Polícisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.