Sipas Gazzetta dello Sport, Milani po punon në mënyrë aktive për një marrëveshje me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic (1981), i cili në fillim të kësaj jave u bë bashkëpronar i klubit suedez, Hammarby.

Kuqezinjtë ofrojnë 6 milionë euro deri në verën e vitit 2021, por kjo nuk duket se do të jetë e mjaftueshme për sulmuesin suedez.

Gazetari i GDS, Nicolo Schira pretendon se ish-ylli i kuqezinjve po kërkon 9 milionë euro për 18 muaj kontratë.

Palët tani pritet të takohen në ditët në vijim për më shumë bisedime, me Zlatanin e vendosur të bëhet lojtar i lirë kur kontrata e tij e LA Galaxy skadon muajin tjetër.