Mesfushori Davy Klaassen tashmë ka mbërritur në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Interin.
Në orët e para të kësaj dite të fundit të merkatos, nerazzurrët vendosën menjëherë gjuajtjen e Klaassen.
Ajax, në shenjë mirënjohjeje për atë që mesfushori ka bërë në vitet e fundit, e liroi atë në një transferim të lirë pavarësisht se kontrata skadon në 2024.
Holandezi i datëlindjes 1993 do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Interin.