Chelsea ka refuzuar ofertën e Interit prej 20 milionë eurosh për Emerson Palmieri (1994) dhe ka kërkuar 30 milionë euro për teserën e tij.
Ziakltërit kanë deklaruar se mund ta paguajnë atë shumë nëse në marrëveshje do të përfshihet edhe sulmuesi Olivier Giroud (1986)

Braziliani Emerson i cili luan për kombëtaren italiane është zgjedhja e parë e Interit për të forcuar krahun e tyre të majtë këtë verë, ndërsa gjithashtu zikaltërit kanë ringjallur interesin e tyre për Giroud dhe janë të gatshëm të plotësojnë çmimin e kërkuar të Bluve nëse përfshihet francezi.

Pavarësisht se kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re, 33-vjeçari do të mbetet përsëri zgjedhje e dytë apo e tretë në Stamford Bridge pas ardhjes së Timo Werner.

Tashmë pritet përgjigja e Chelseas.