Argjentinasi Rodrigo De Paul (1994) mund t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori i Udineses është kërkesë e Antonio Contes i cili me ngulm kërkon ta afrojë në skuadër.

Sipas mediave italiane zikaltërtit kanë ofruar 7 milionë euro për huazimin e lojtarit në janar ndërsa do të kenë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro të tjera.

25-vjeçari prej tre vitesh po kalon nëpër një formë mjaft të mirë në Serie A me klubin friulan.

Nga ana tjetër në garë për shërbimet e tij mbetën edhe skuadrat tjera si Roma, Milan, Fiorentina dhe Atletico Madrid.