Dy klubet e mëdha italiane, Napoli dhe Interi thuhet se janë pranë një shkëmbimi të madh gjatë sezonit të transferimeve të janarit.
Ekipi i Antonio Contes është i interesuar të nënshkruajë anësorë mbrojtës ndërsa Gennaro Gattuso ka sjellë emra të rinj në listën e preferencave të Napolit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Napoli është gati të ofrojë mbrojtësin e majtë algjerian Faouzi Ghoulam (1991) plus 15 milionë euro për të sjellë anësorin sulmues Matteo Politanon (1993) nga Interi.
Të dy futbollistët nuk po gjejnë hapësira në ekipet përkatëse dhe kjo mund t’i shtyjë të ndërrojnë skuadër.