Mbrojtësi i majtë Layvin Kurzawa (1992) po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i ekipit francez Paris Saint Germain.
Francezit i skadon kontrata më 30 qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke dëshiruar një klub të ri.
Interi është rikthyer tek ky objektiv dhe tashmë kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit.
Neroazzurët janë gati t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare francezit me pagë prej 4 milionë euro në sezon për ta bindur të transferohet në Giuzeppe Meazza.
Gjithsesi klubi italian nuk do ta ketë fare të lehtë ta bind Kurzawan, duke pasur parasysh që gara për të është shumë e madhe.
Napoli, Juventus, Barcelona, Chelsea dhe Arsenal janë skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për transferimin e Kurzawas.