Emri i Lionel Messit (1987) po vazhdon të lidhet me një transferim të Interi, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe disa shifra tunduese për pagën që mund ta fitojë argjentinasi nëse transferohet te klubi italian.

Eliminimet e parakohshme nga Copa del Rey dhe Superkupa Spanjolle do të thotë që Barcelona rrezikon të përfundojë këtë sezon pa asnjë trofe, teksa ata janë ende në Ligën e Kampionëve, por nuk janë favoritët e garës.

Për më tepër, është raportuar gjerësisht se yllit i skuadrës, Messi nuk beson në trajnerin Quique Setien dhe madje ka humbur besimin edhe te hierarkia e klubit.

Me raportet për një përleshje dhe raporteve të tensionuara mes Messit dhe Barcelonës, duket se Interi është gati të ndërhyj për të përfituar nga situata.

Sipas medias italiane La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët do t’i ofrojnë gjashtë herë fituesit të Topit të Artë një marrëveshje me vlerë prej 260 milionë euro gjatë 4 viteve.

Marrëveshja astronomike e Messit do të ishte me vlerë 65.25 milionë euro për në vit, shifër kjo absolutisht faranoike dhe e padëgjuar më parë nga ndonjë klub apo ndonjë lojtar.