Sipas gazetarëve sportivë italianë ka akoma mundësi që merkato e Interit të jetë ende e hapur.

Ata po shyrtojnë nëse mund të shtojnë një mesfushor fizik në skuadër.

Dy alternativat janë francezi Lucas Gourna Douath dhe danezi Maurits Kjærgaard.

Ata që të dy kanë lindur në 2003, luajnë me Salzburgun dhe kushtojnë rreth 12-15 milionë euro.

Akoma nuk dihet nëse Interi do të ngulmojë të marrë një nga këta të dy.