Interi është interesuar për sulmuesin e Parmës, anësorin Gervinho (1987).

Sipas asaj që raporton TMW, në takimin Ausilio – Carli është diskutuar mbi kalimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë në skuadrën zikaltër. Drejtuesi i Parmës i ka kërkuar në shkëmbim 2 futbollistë nga ekipi i të rinjve të Interit, pasi lojtari është edhe 1 vit nën kontratë me ekipin dukal!

Sezonin e shkuar, 33 vjeçari shënoi 7 gola në 33 ndeshje!