Interi shikon të ardhmen, me një vëmendje të veçantë në tregun argjentinas, i cili kohët e fundit i ka dhënë Nerazzurrëve një talent si Lautaro Martinez. Dhe kështu nga një Martinez në një tjetër. Lucas Martinez Quarta, në fakt, është një nga perspektivat më interesante të ndjekura nga klubi, siç pranoi vetë Javier Zanetti.

Mbrojtës qendror i lindur në 1996, me kombësi argjentinase por me një pasaportë evropiane, Martinez Quarta është në pronësi të River Plate, ku ai ka arritur të ndërtojë një pozicion titullari. Ai tashmë ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren, me të cilën ka bërë 2 paraqitje. Në total, me fanellën e Milionarios ai ka 96 paraqitje dhe 5 gola. Ai është mbiquajtur “Chino“, ashtu si Alvaro Recoba, për formën e syve kur ishte fëmijë. Idhujt e tij janë Sergio Ramos, Piqué dhe bashkatdhetari Otamendi.

Në 2017, Martinez Quarta u gjet pozitive për një diuretik të ndaluar me ligjin kundër dopingut dhe u dënua me 7 muaj pasivitet së bashku me shokun e tij të skuadrës Camilo Mayada.

Javier Zanetti tha në një intervistë për Radio Continental se Martinez Quarta është “ndër më interesantët në futbollin argjentinas“.

Në një intervistë për FC Inter News, agjenti i lojtarit Gustavo Goñi foli kështu: “Ne jemi krenarë që dikush si Zanetti lavdëron publikisht Lucasin. Ne jemi të bindur se ai është me të vërtetë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Amerikën e Jugut. Ai i ka të gjitha kartat në mënyrë që të shquhet edhe në Evropë dhe të luajë në një klub të lartë si Interi. Por padyshim që duhet të presësh dhe të shohësh se cilat do të jenë ofertat. Për sa kohë që nuk ka diçka konkrete, nuk dua të ngjall thashetheme: nuk do të ishte e drejtë“.
Martinez Quarta ka një klauzolë lirimi prej 22 milion eurosh.