Interi është duke tentuar që me çdo kushte të transferojë Federico Chiesan (1997) nga Fiorentina në këtë verë.

Sipas Calciomercatos Interi është i gatshëm që të ofrojë Radja Nainggolanin (1988) që aktualisht është në huazim te Cagliari.

Fiorentina do të pajtohet të lë lojtarin të largohet, mirëpo kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.

Por, Interi dëshiron që të dy skuadrat të pajtohen me shkëmbimin e lojtarëve dhe ata të paguajnë një shumë rreth 10 milionë euro.