Sulmuesi Lautaro Martinez (1997) është duke kaluar një formë mjaft të të mirë këtë edicion me Interin, prandaj ofertat për të nuk mungojnë.

Barcelona është duke e ndjekur situatën e tij dhe është gati ta paguajë edhe klauzolën prej 111 milionë eurove, prandaj Interi ka menduar ta blindojë sulmuesin e tyre duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2025.

Skuadra italiane i ka bërë të qartë yllit të tyre se do të ketë edhe rritje page, nga 2,2 milionë euro që fiton në vit në 4 milionë euro pagë në sezon.

Por lojtari dhe agjenti i tij nuk kanë rënë dakord, pasi paga që kërkon argjentinasi është 5 milionë euro në vit, shumë që Interi ende nuk është gati ta plotësojë.