Interi ka vendosur ti rimbursojë biletat e tifozëve për ndeshjen në San Siro ndaj Ludogorets.
Ky vendim u mor para se spektatoret ta kërkonin vetë një gjë të tillë për ndeshjen që do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të Coronavirusit.

Nga ana tjetër tifozët e Juventusit janë të zhgënjyer me klubin e tyre, sepse “Zonja e Vjetër “ka vendosur të mos rimbursojë biletat e parapaguara për ndeshjen me Interin.
Duke qenë se derbi i Italisë, Juventus-Inter, do të luhet pa tifozë për shkak të masave të ndërmarra kundër përhapjes së Koronavirusit, tifozët të cilët kishin blerë biletat paraprakisht prisnin që të rimbursoheshin.

Mirëpo, klubi bardhezi thotë se detyrimi për të luajtur pa tifozë nuk parashikon rimbursim të biletave.