Interi është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal (1987).
Kiliani ka qenë disa herë i lidhur me një transferim te Nerazzurrët në afatet e fundit kalimtare, por një gjë e tillë nuk u materializua asnjëherë.
Sipas gazetës Sport, Interi është i gatshëm t’i ofrojë Vidalit një marrëveshje trevjeçare me pagë 4,5 milionë euro në vit, por Barcelona kërkon 20 milionë euro.
Interi mendon që kjo është shifër e drejtë për moshën e tij dhe faktin se ka të mbetur vetëm një vit në kontratë.
Zikaltërit gjithashtu nuk duan që ai të përfshihet në ndonjë marrëveshje për sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez, pasi flitet se Barcelona do të ofrojë Vidal plus 90 milionë euro per argentinasin.
Klauzola e lirimit të Lautaros është 111 milionë euro dhe Interi nuk do ta ulë atë.
Bisedimet janë të hapura dhe ekziston një ndjenjë e mirë mes të dy palëve, prandaj ka shpresë për një marrëveshje për të dy lojtarët.