Sipas Sky Sport Italia, Interi ka arritur marrëveshjen me Napolin për transferimin e anësorit Matteo Politano (1993) për 25 milionë euro.

Mungon akordi me sulmuesin italian i cili dëshiron kalimin te Roma me të cilën ka rënë dakord dhe ka kryer vizitat mjekësore kur mendohej se do të shkëmbehej me Spinazzolan.

Por verdhekuqtë nuk mund të paguajnë shumën e kërkuar nga zikaltërit dhe e duan vetëm si huazim.

Të shohim si do të vazhdojnë negociatat.