Tre raste të tjera me CoVid 19 në Elbasan i përkasin një familjeje që banonte në pallatet e reja prane postës. Nëna me dy vajzat kane dale pozitiv, babai negativ. Gazetarja e Best Channel Entela Duka Mema, konfirmon se zonja 51 vjeçe dhe dy vajzat e saj 21 dhe 24 vjeçe po ndiqen nga mjeket.
Ndërsa bashkëshorti i zonjës ka dalë negativ.
Mësohet se zonja është punonjëse në një filial banke. Nesër pritet të vendosen hapat në vijim për punonjësit e tjerë të bankës.