Kolumbiani James Rodriguez (1991) do të largohet nga Real Madrid pasi është duke mbyllur një transferim prej 35 milion eurosh (31 milion stërlinash) te Everton FC.

Portali Goal ka mësuar se Goodison Park është destinacioni më i mundshëm për James, me Carlo Ancelottin të etur për të nënshkruar me 29-vjeçarin përpara sezonit të ri.

Klubi i MLS në pronësi të David Beckham, Inter Miami më parë kishte paraqitur një ofertë për meafushorin kolumbian, por ai vendosi të fillojë në fazën tjetër të karrierës së tij në Premier League.