Klubi Jiangsu Suning shpallet për here të parë kampion në Superligën e Kinës, duke mposhtur skuadrën e Fabio Cannavaros, Guangzhou Evergrande me rezultatin 2-1.

Finalja zhvillohet me dy ndeshje, ndërsa sfida e parë përfundoi pa gola.

Skuadra e drejtuar nga rumuni Cosmin Olaroiu, kaloi në avantazh falë lojtarit italo-brazilian dhe njëkohësisht ish-sulmues i Interit, Eder.

Më pas golin e dytë e shënoi Alex Teixeira për Suning, që duket se i dha fund sfidës, pasi goli i Wei Shihao nuk ndryshoi diçka.

Pas kësaj fitoreje kishte festë edhe në shtëpinë e Interit, pasi familja Zhang ka në pronësi edhe klubin zikaltër nga Milano.

Nuk munguan edhe urimet e klubit zikaltër për klubin kinez në ueb faqen e tyre zyrtare.

Me këtë titull kampion, ekipi i familjes Zhang ka ndërprerë dominimin e Guangzhu Evergrande ku në 10 vitet e fundit ka fituar 8 kampionate.