Mbrojtësi i djathtë portugez Joao Cancelo iu bashkua Manchester Cityt nga Juventusi, nuk arriti të zëjë vend në formacionin bazë dhe mund të largohet vetëm pas 6 muajsh të kaluara në Angli.

Ai ka kërkuar largimin nga klubi në janar pasi synon që të luajë sa më shumë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e Portugalisë.

Bayern Munich është futur së fundmi në garë për lojtarin dhe ka kërkuar informacion nga City për të.

Sipas Bild ai preferon kalimin në Gjermani dhe bavarezët e vlerësojnë shumë yllin portugez duke ofruar 40 milionë euro për të, por anglezët e blenë për rreth 60 milionë euro në gusht.

Gjithashtu për Cancelon interesim ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij Valencia si dhe Atletico Madrid.