Joao Felix (1999)  është larguar nga Atletico i Madridit teksa po përgatitet të përfundojë transferimin si i huazuar te Chelsea.

E dashura influencuer e Joao Felix, Margarida Corceiro, ka konfirmuar në Instagram se ajo po fluturon për në Londër me yllin portugez përpara testeve mjekësore me Chelsea, teksa ai përgatitet t’i bashkohet Bluve në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kanali televiziv spanjoll ka postuar një video në llogarinë e tyre të largimit të Felix-it, me sulmuesin që pritet të shkojë së shpejti në Londër për të përfunduar marrëveshjen e huazimit prej 9.6 milionë stërlina (11 milionë euro) në Stamford Bridge deri në fund të sezonit, por marrëveshja nuk do të përfshijë një opsion për të blerë perfundimisht në qershor yllin portugez.

Chelsea do të paguajë edhe pjesën e rrogës prej 5.3 milionë stërlina (6 milionë euro) që do të marrë ai deri në fund të sezonit.

Atletico Madrid dëshiron të nënshkruajë me Joao Felix me një zgjatje përpara se ai të nënshkruajë një transferim huazues te Chelsea.

Megjithatë, nëse ai bën përshtypje te Chelsea gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni, skuadra e Graham Potter mund të luftojë për ta sjellë atë në klub në një marrëveshje të përhershme.

Thuhet se kalimi i tij në Stamford Bridge nuk do të përfshijë opsionin për të blerë Felix në fund të sezonit.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2026, megjithëse Atletico dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2027 për të ‘ulur amortizimin vjetor dhe balancuar llogaritë e tyre’.

Felix ishte i etur për t’u larguar nga Atletico pasi ra në disfavor me Diego Simeone. Blutë kanë vepruar me shpejtësi për të tërhequr Felix-in, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico.

Manchester United thuhet se nuk pranoi tarifën e huazimit të kërkuar nga gjigantët spanjollë. Arsenali po kërkon gjithashtu përforcime përpara, por gjithashtu u shty nga çmimi dhe mbajti bisedime me Atleticon në një përpjekje për ta ulur atë.

Chelsea është i etur për të rigjallëruar sulmin e tyre, me skuadrën e Graham Potter që ka pasur vështirësi në atë departament që kur ai mori drejtimin.

Felix, 23, ka qenë i paqëndrueshëm në Atletico këtë sezon. Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 paraqitje në La Liga.

Në vitin 2019, Felix iu bashkua Atletico-s nga Benfica për 120 milionë euro, që mbetet tarifa e katërt më e lartë e transferimit në historinë e futbollit.

Chelsea ka shënuar vetëm 3 gola në 8 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe nganjëherë ka përdorur Kai Havertz në krye, me Pierre-Emerick Aubameyang jashtë favorit.